Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në fshatin Surdull të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se mjeti është tërhequr nga FSK.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se në fshatin e tij skaj rrugës në një kanal kishte vërejtur një mjet të dyshuar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe njësia e deminimit e FSK-së e cila mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar e kanë marrë me vete”, ka thënë Policia e Kosovës./Llapi.info






