Një person dyshohet se ka vdekur në banesën e tij në Fushë Kosovë.

Siç mëson Klankosova.tv, dyshohet se viktima është e moshës 50 vjeç dhe zjarrfikësit kanë depërtuar në banesën ku gjendej viktima përmes thyerjes së xhamit.

Nga pamjet shihet edhe Policia dhe Forenzika janë në vendin e ngjarjes.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe policinë e Kosovës lidhur me rastin, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të artikullit nuk janë përgjigjur.