Një person është gjetur i vdekur të mërkurën pas mesnate në Viti.
Policia ka bërë të ditur se viktima mashkull afër një fabrike ishte gjetur i shtrirë në tokë, dyshohej që është pa shenja jete. Afër viktimës është gjetur një veturë me targa vendore, në të cilën janë gjetur dokumentet e tij.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.