Lokale - eSIMy

Një trup i pa jetë i një gruaje raportohet se është gjetur në Podujevë dje rreth orës 12:13 minuta.

Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës. Ndërkaq me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

“Hetim i vdekjes . Podujevë / 04.05.2025 – 12:13. Raportohet se është gjetur një trup i pa jetë i viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportine  policisë.