Policia raporton se në Fushë Kosovë është gjetur pa shenja jete në banesën e saj një grua.

Sipas Policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Polica po heton rastin.