Një grua 39-vjeçare është gjetur e varur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Demë Ahmeti” në Prishtinë, kanë treguar burime të Gazetës Insajderi.
Derisa rastin për Gazetë Insajderi e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora e Ahmeti ka thënë se “Me të marre informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast ka hasur viktimën femër M.I. 39 vjeç, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.
Ahmeti ka bërë të ditur se “Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohe që njësitet policore janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për te ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat ne te cilat ka ndodhur ky rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshimte”, ka thënë Ahmeti.






