Një mjet i dyshuar shpërthyet është gjetur nga një banor i fshatit Bajçinë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, mjeti i dyshuar është gjetur në afërsi të lumit në këtë fshat.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminimin i FSK-së dhe KFOR-t amerikan kanë larguar mjetin pa incidente./Llapi.info






