Ditën e 16 dhjetorit një grua ka raportuar në Polici se mbesa e saj e moshës 13-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njësitë policore kanë nisur kërkimet për të miturën dhe pas veprimeve hetimore të ndërmarra është arritur që mëngjesin e sotëm të lokalizohet vendndodhja e saj.

Sinjali mëson se 13-vjeçarja është shoqëruar në Polici për të dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ajo ka bërë me dije se është larguar nga shtëpia me vetëdëshirë dhe nuk është e kërcënuar apo nën presion nga dikush.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit.