Një bashkatdhetar që jeton në Zvicër, ka gjetur 500 euro.

Ismet Dakaj, ishte nisur për pushime në Kosovë, ndërkaq në Aeroportin e Bazelit kishte gjetur një zarf me mbishkrimin “Dades”.

Ai, ka vendosur të ia kthej personit që i kanë humbur paratë.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka apeluar për të gjithë ata që kanë informata për personin e parave ta lajmërojnë atë.

“Unë Ismet Dakaj mbrëmë duke ardh në pushime në Kosovë kam gjetur këtë zarf me mbishkrimi Dadës, në të ishin 500 euro, fluturimi është bërë nga Baseli për në Prishtinë, ju lutem kush keni informacion që i kanë humbur këto të holla, lë të lajmërohet në këtë numër 045 293 508. Ju lutem shpërndani që të shohin dhe të tjerët. Faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar Ismet Dakaj.

Une Ismet Dakaj mbreme duke ardh ne pushime ne Kosove kam gjetur ket zarf me mbishkrimim Dades, ne te ishin 500 euro,…

Gepostet von Ismet Dakaj am Samstag, 28. September 2019