Lokale - eSIMy

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Me datën 06.01.2022, rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , gjashtë persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.

Siç ka mësuar Llapi.info, disa nga të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK./Llapi.info