Dy raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24-orëve të fundit në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Në këtë Komunë, me këto dy raste të reja, ka shkuar në gjashtë numri total i rasteve aktive me virusin korona.
Kështu thuhet në statistikat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Ndërkohë, për gati një muaj në Podujevë nuk ka pasur raste të reja dhe raste aktive. Tek tani, në javën e fundit, janë konfirmuar gjashtë raste pozitive me COVID-19.
Duhet theksuar se është duke vazhduar procesi i vaksinimit anti-covid në Podujevë, teksa numri i vaksinave të administruara është rreth 80 mijë.
Që nga fillimi i pandemisë në Podujevë janë regjistruar 74 raste të vdekjeve me COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 7.163 pacientë./Llapi.info






