Lokale - eSIMy

Gjashtë persona u lënduan nga rrahja mes dy grupeve në qendër të Podujevës.

Deri më tani, Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë pesë të dyshuar në përleshjen fizike mes disa të rinjve.

Po ashtu, dyshohet se ka të tjerë ende në arrati.

Në pjesë të të lënduarve sipas dëshmitarëve janë dërguar për trajtim në QKUK.

Kjo rrahje ka alarmuar Policinë e Kosovës të cilët përveç vendngjarjes kanë patrulluar edhe në pjesë të tjera të qytetit.