Lokale - eSIMy

Llapi u shokua në fund të takimit të sotëm kundër Besës, duke u ndalur në barazim 2-2 ani pse gjatë 90 minutave ishte në epërsi.

Golat e Hotit dhe Ramadanit dhe epërsia prej 0-2 nuk patën aspak rëndësi pasi në pjesën e dytë, Besa bëri rikthim të madh dhe mori një pikë të artë nga kjo sfidë falë shënimeve të Haxhiut dhe Tahirit.

Batatina pati përgjegjje të qartë kur u pyet nga Art Motion, se a do të jap dorëheqjen pas kësaj ndeshje.

“Jo, nuk do të jap dorëheqjen, do të diskutojmë me skuadrën dhe do e shikojmë se ku jemi duke gabuar. Nuk po kemi aspak fat, Besa na barazoi në minutën e 100-të dhe ne nuk morëm tre pikë nga një ndeshje që e kishim në dorë”- raportohet të ketë thënë Batatina.

Pas gjashtë ndeshjeve të para, Llapi numëron vetëm dy pikë dhe ende nuk ka arritur fitore.