Ndonëse është sezona e tyre, paraqitja e gjarpinjëve në vendet e frekuentuara në Kosovë po shkakton shqetësim tek qytetarët.

Një i tillë i është shfaqur edhe sot një personi në Parkun e Gërmisë.

“Vrojtuesit e Lagjes”, kanë publikuar videon ku duket gjarpëri që del në njërin prej shtigjeve të këtij parku.

Ndryshe, edhe në bazë të fotografive, është dëshmuar se në Parkun e Gërmisë ka edhe gjarpinj helmues.