Pacientët në spitale private paguajnë 100 euro për të siguruar dozat e nevojshme të gjakut.

Vijnë shpesh për të dhuruar gjak.

Përmes dhurimit të tyre në Qendrën për Transfuzion të Gjakut, shpesh shpëtohet një jetë.

Kjo pasi  dozat e gjakut të vullnetarëve dhurohen tek pacientët në nevojë spitalet publike.

E një ndihmë të tillë po del se marrin edhe pacientët në spitale private.

Por, që këta të fundit duhet të paguajnë për këtë shërbim.

Sipas faturave që T7 ka siguruar nga një spital privat, shihet se pacientët paguajnë një shumë prej 100 deri në 200 euro, për tu pajisur me dozat e nevojshme me gjak.

Ky transaksion njihet si “Shërbimi për Gjak”.

Këtë gjë për T7 e ka konfirmuar edhe drejtori i një klinike private.

 “Si krejt spitalet, qysh e kanë, veçse pacienti duhet me pagu, 100 euro është doza, nuk e di pse është, nuk e di pse osht  qashtu. Edhe nese jep gjak familjari i pacientit prape duhet me pagu 100 euro. Me pagesë është 100%“

Në lidhje me këtë çështje, T7 ka kontaktuar edhe drejtoreshën e Qendrës për Transfuzion të Gjakut, Bukurike Reci.

E se Qendra që ajo drejton i shërben edhe spitaleve private e ka pranuar Reci, përmes një  përgjigje me shkrim.

 “QKKTGJ furnizon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë nevojë për mjekim transfuziv me gjak dhe përbërës të gjakut, pavarësisht nëse janë të shtrirë në institucionet publike, publiko-private apo private.”

Ndërkaq sa i përket çmimit të këtij shërbim, Reci ka thënë se spitalet private paguajnë vetëm për shpenzimet e përgatitjes së gjakut.

Ndërkohë ka treguar edhe ku shkojnë këto para.

 “Spitalet private nuk paguajnë për gjakun ose produktet e gjakut. Spitalet private paguajnë për shpenzimet e përgatitjes së gjakut apo produkteve të gjakut, respektivisht marrjen e gjakut, kontrollën mjekësore, testimin imunohematologjik, testimin për sëmundje transmisive, ndarjen, përpunimin dhe ruajtjen e gjakut. Këto mjete derdhen në Buxhetin e konsoliduar të Republikës së Kosovës.”

E gjithë kjo procedurë po del se rregullohet përmes Ligjit për Gjak dhe përbërës të Gjakut.

Në këtë ligj, thuhet se çmimet për shërbimin miratohen nga MSH.

“Institucionet e autorizuara transfuzive furnizojnë me gjak dhe me produkte të gjakut institucionet shëndetësore dytësore dhe tretësore publike, private dhe publiko-private. Çmimet për shërbimet e ofruara nga institucionet e autorizuara transfuzive, miratohen nga Ministria në koordinim me QKKTGJ-në.”

MSH ka vendosur të qëndrojë e heshtur duke mos iu përgjigjur pyetjeve të Televizionit.

Por,  këtë gjë po e kundërshton një avokat.

“Gjaku është një produkt, qe nuk mund të  keqëpërdoret, cdo qytetar që e ka ndërgjegjën e pastër dhe vullnet me dhuru gjak për me ja shpëtu jetën dikujt, e jo për komercializëm, jo po shkon në buxhetin e Kosovës, është turp që gjaku shitet për me pajis ose me shku në buxhet Kosovës“

Ndërkohë dhuruesit e rregullt të gjakut, po del se janë në dijeni për këtë shërbim që kryen Qendra e Transfuzionit të Gjakut.

Por që këta të fundit thonë se nuk  janë në dijeni për sa i përket çmimit të shërbimit.

Pacientët e spitaleve publike në Kosovë vazhdojnë të sigurojnë dozat e nevojshme të gjakut pa pagesë.