Gjendja e rrugës “Mon Balaj” në Podujevë po paraqet problem në qarkullim për frekuentuesit, shkruan Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur këshilltari i VV-së në Kuvendin e Komunës së Podujevës, Pajtim Balaj. Sipas tij, kjo rrugë është financuar nga vetë banorët e kësaj ane, ndërsa siç ka theksuar ai, e njëjta është shkatërruar nga kompania e kontraktuar e komunës.
“Keqplanifikimi i Komunës dhe papërgjegjësia e kompanisë së kontraktuar për kryerjen(prishjen) e punëve. Për më shumë, kjo është një rrugë e financuar nga vet banorët e lagjes, në vitin 2008. Ka mjaftuar shiu i mbrëmshëm, që të shkaktohet kjo gjendje e pakalueshme për veturat e banorëve të lagjes, pas gërryerjes që kompania e kontraktuar e ka bërë ditën e shtunë, me qellim te ndryshimit te rrjedhës së kanalizimit”, ka shkruar ai./Llapi.info