Lokale - eSIMy

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, thotë se në panikun e qytetarëve për blerje të gjërave ushqimore – sidomos atij të vajit – që dërgoi në një shtrenjtim të madh të tij, janë bizneset duke thënë se do të ketë mungesë produktesh, një ish-kryeinspektor sipas të cilit brenda pesë ditësh një litër vaj do të kushtonte 5 euro, një importues derivatesh që tha se një litër naftë mund të kushtojë 3.5 euro.

“Kush ndikoi, veç tjerash, në panikun e qytetarëve? Një përfaqësues biznesesh që tha se do të ketë mungesë produktesh, një ish-kryeinspektor sipas të cilit brenda pesë ditësh një litër vaj do të kushtonte 5 euro, një importues derivatesh që tha se një litër naftë mund të kushtojë 3.5 euro. Gërditshëm dhe turpshëm!”, shkruan Mushkolaj.