Asambleisti i Unionit të Blakorve, Gentrit Arifi, i ka ngritur dy kërkesa të banorëve të Podujevës.
Ai në fjalën e tij ka kërkuar funksionalizim sa më të shpejtë të ndriçimit publik në rrugën “Vëllezërit Frashëri” dhe propozoi që Komuna të ndërmarrë hapa konkretë për Mbështetjen e Investimeve në Energjinë Solare.
Shkrimi i plotë:
Sot, në seancën e Kuvendit Komunal të Podujevës, ngrita dy kërkesa konkrete në interes të qytetarëve.
💡 Së pari, kërkova që të funksionalizohet sa më shpejt ndriçimi publik në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, sepse siguria e qytetarëve nuk duhet të vihet në pikëpyetje.
🌞 Së dyti, propozova që Komuna të ndërmarrë hapa konkretë për Mbështetjen e Investimeve në Energjinë Solare, përmes subvencioneve dhe programeve që ndihmojnë familjet, bizneset dhe institucionet publike të ulin kostot e energjisë dhe të investojnë në një të ardhme më të pastër.
Do të vazhdoj të adresoj çështje që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe të kërkoj zgjidhje konkrete për to






