Gazetarja e Klan Kosovës, Arjeta Sinani, ka raportuar nga vendngjarja ku ndodhi aksidenti në fshatin Shtedim të Podujevës, ku një 30-vjeçar humbi jetën, shkruan Llapi.info.
Siç raportoi ajo, dyshimet e para janë që në aksident janë përfshirë dy vetura.
Dyshohet se nga goditja e dy veturave e pësoi 30-vjeçari i cili po e ngiste biçikletën.
Ky rast tragjik u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biciklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biciklistI, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar nga PK./Llapi.info






