Lokale - eSIMy

Gazetari kroat Velmir Bujanec, së fundi ka vizituar Kosovën.

Ai ka shpërndarë disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet se ka vizituar shtatoren e Skënderbeut në Prishtinë.

Pos kryeqytetit ai ka vizituar edhe qytetin e Prizrenit, në disa nga këto fotografi ai shihet se ka bërë shqiponjën.

“Më mirë një ditë në Kosovë, sesa 1000 mijë në Serbi”,ka shkruar Bujanec në postimin tij.