Lokale - eSIMy

Në një deklaratë me shkrim Ministria palestineze e Shëndetësisë, njoftohet se 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore që zhvillohen që nga dje e deri më sot në rajonet qendrore dhe veriore të Gazës.

Rritet në 21 numri i të vrarëve në sulmet ajrore që ushtria izraelite ka ndërmarrë që nga mëngjesi i ditës së djeshme në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Ministria palestineze e Shëndetësisë njofton se 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore që zhvillohen që nga dje e deri më sot në rajonet qendrore dhe veriore të Gazës.

Gjithashtu në deklaratën e ministrisë thuhet se në sulmet ajrore janë plagosur edhe 69 persona.

Sipas një deklarate të bërë nga brigada Al Quds, krahut ushtarak të lëvizjes palestineze të rezistencës së Xhihadit Islamik, ishte njoftuar se njëri nga personat që ka humbur jetën sot në qytetin Dejr Belah në pjesën qendrore të Gazës ishte 38 vjeçari Khaled Farraj, një prej liderëve të brigadës Al Quds, krahut ushtarak të lëvizjes palestineze të rezistencës së Xhihadit Islamik.

Ministria palestineze e Shëndetësisë nëpërmjet një deklarate të bërë dje kishte njoftuar se 10 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore të ndërmarra nga Izraeli në Gaza.