Lokale - eSIMy

Ivan Rakitic ka pritur një “mysafir special” të premten në stërvitje, Shkëlzen Gashin.

Që prej largimit nga Colorado Rapids, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, vazhdon të jetë pa skuadër, raporton Gazeta Express.

Kështu, 30-vjeçari po gjen kohë që të vizitojë vende të ndryshme dhe së fundmi ka qenë në Barcelonë.

Ai është takuar me mesfushorin, Ivan Rakitic.

Ata ia kanë dhuruar njëri-tjetrit nga një fanellë me dedikime speciale dhe të nënshkruara.

Gashi ia dhuroi mesfushorit të Barcelonës fanellën e Shqipërisë, ndërsa në kthim mori atë të Barcelonës.

“Mysafir special, Grande bro Shkëlzen Gashi”, kështu shkroi në Instagram Rakitici, teksa publikoi dy fotografi.