Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së , Arben Gashi ka komentuar kërkesën e PDK-së për mocion procedural për përfshirjen e dy projektligjeve në procedurë për shqyrtim në Kuvend.

Gashi ka thë në se nuk mund të bëjmë sheklje ligjore në këtë rast.

“Kemi një seancë të thirrur me një rend dite, dhe mbi bazën e diskutimeve jepim mendimet tona
Kuvendi ka drejtë dy nisma ligjore, nismën për të hartuar një projketligj dhe për ti kërkuar Qeverisë me hartu një projektligj… në këtë rast është se qeverisë ja kemi heq besimin, kemi marrdhënie të ndërprerë me Qeverinë ”, ka thë në Gashi.

Ai ka shtuar se po hyjmë në një situatë ku nuk prodhojmë asgjë pozitive.

Gashi ka theksuar se problem kryesor tani për tani në Kosovë është Qeveria në detyrë .

“Qeveria ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme, Kosova e dinë ku është e problem, problem është Qeveria, e cila nga një Qeveri në detyrë është shëndërruar në Qeveri të uzurpimit”, ka thë në Gashi.

Ai ka shtuar se kjo Qeveri është duke bërë shkelje të rendit kushtetues.