Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar me moton “Me mbështet për të patur një jëtë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse & “Njih atësit e mia”

Me këtë rast ministri Gashi tha se personave me aftësi të kufizuar duhet të ju kushtohet rëndësi e veçant dhe të ju mundësohet përfshirja e tyre në shoqëri dhe në punë.

“Ky organizim është shumë i veçant sepse kemi mbledhur në këtë aktivitet shumë persona të veçant, për cilët shteti i Kosovës dhe Ministria e Sportit janë të përkushturar që të ju mundësoj të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës e veçanarishtë në aktivitetet sportive ” tha ministri Gashi.

Ndryshe, Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 Dhjetorin – Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi të kufizuara.