Lokale - eSIMy

Latif Gashi, ish-komandant i UÇK’së në Zonën e Llapit, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se për herë të parë e njohu FARK-un pas luftës.

Ramë Maraj ish-këshilltar i Presidentit Rugova dhe udhëheqës i të ashtuquajturit “Sigurimit të Atdheut” që përshkruhej si organizatë apo shërbim sekret i afërt me LDK’në, sipas Latif Gashit i kishte marrë disa djem nga Shqipëria.

Ai tha se ishte takuar me të dhe i kishte kërkuar që ata të përfshihen në UÇK për të marrë statusin e veteranit, sepse ata kishin vullnetin e luftës.

Gashi tha se rrezikohej që në Prishtinë të luftonin shqiptarët në mes vete.

“Ai ka qenë i gatshëm me ardh, por dikush i ka ndalë. Qaty e kam marrë vesh çka është FARKU-U, thash ka shpëtu Prishtina pa me na u hi djemt e tonë me luftu mes vete”, ka thënë ai.