Screenshot

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se nëse partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje për formimin e institucioneve, zgjidhja e vetme mbetet mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Ai theksoi se aktualisht mungon gatishmëria për një zgjidhje dhe se, nëse situata vazhdon kështu, partitë duhet të pranojnë zgjedhjet si rrugëdalje.

“Mund të vijmë edhe në atë situatë ku zgjedhjet janë zgjidhje. Partitë politike nëse nuk akordohen duhet të mbahen zgjedhjet,” u shpreh Gashi.