Flakron Gashi, këshilltar në asamblenë komunale të Podujevës nga rradhët e PDK-së, ka reaguar pas publikimit të agjendës së komunës së Podujevës ku nuk shihet në agjende ndonjë aktivitet për nderimin e heronjëve dhe dëshmorët e kombit, transmeton Llapi.info.
Gashi ka shkruar se të harrohen këto figurat emblematike të cilat e glorifikojnë vetë lirinë, sipas tij është mëkat.
Ndërsa për koncertin e paralajmëruar që mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku shtatorja e Pajazitit mungon, ai tha se ai as nuk mund të quhet shesh.
Më poshtë ua sjellim njoftimin e Gashit:
Rreth ditës së çlirimit të Podujevës
Podujevë, komuna ime, mirë është t’i respektosh komunitet në ditën tënde të çlirimit si qytetarë të barabartë, por të harrosh figurat emblematike të cilat glorifikojnë vetë lirinë, është MËKAT.
Nesër, komuna e Podujevës, në orën 21:00 paska organizuar koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku në fakt shtatorja e tij mungon, madje as kështu ky “shesh” nuk quhet.
Ndoshta kishte qenë mirë të mbahet në sheshin “Ali Ajeti”, por jemi në dijeni të gjithë se në çfarë gjendje është katandisur.
Ndoshta, nesër, së bashku me Forumin Rinor të Ashkalive, mirë do të ishte, t’i kishim prezent ndonjërin nga fëmijët e 108 Dëshmorëv të UÇK-së, të luftës 1998-1999.
Vlerat e lirisë, gjakun e dëshmorëve, lotët e bashkëshorteve, nënave dhe fëmijëve të tyre askush më ballëhapur dhe më me nderë, nesër nuk do t’i përfaqësoj, ASKUSH!
Graçanica dhe Mitrovica e Veriut janë mbushur me shtatore të “heronjevë” të tyre, mëkatar!
Urime Agim Veliu, dhe Ju komunitete 19 Qershori, dita e çlirimit të komunës suaj!