Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se veç shëndetin publik në Kosovë është e rëndësishme të kemi edhe atë institucionale efikase, e pandemia mos të përdoret për interesa politike.
“Është e rëndësishme që përveç shëndetin publik të jetë edhe ai i demokracisë. I është dhënë shumë fokus institucioneve e shumë pak atyre që çdo dite që përballen me këtë problem, ne shohim vetëm ministrat duke bërë marketing, e nuk shohim sfidat që i kanë mjekët, infermierët, njerëz që shkojnë në punë e që janë në vijën e parë të frontit.
E shumë çfarë kushte kanë në repartin e infektivës, se kam qëndru për arsye familjare 10 ditë. Jo vetëm ta, edhe familjarët e tyre çdo ditë rrezikohem.
Suksesi është i tyre, e s’është as i kryeministrit e as ministrave që dalin për arsye marketingu. Vitia po fokusohet në marketing dhe jo në punë, fokusimi i qeverisë te ministri dhe mbi të gjitha bartja institucionale te ky ministër. Masat e marra marketing për ministrin dhe marketing politik”, ka thënë Gashi në Debat Plus, transmeton Indeksonline.
Ai ka thënë tutje se veprimet e Kurtit si kryeministër janë të papranueshme, pasi që i njëjti s’është në gjendje të bashkëpunojë.