Edhe zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore për kreun e Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Në garë për kreun e Komunës së Podujevës janë tre kandidatë. Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK), do të garojnë për postin e të parit të Podujevës.

Fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon sot (3 mars) dhe përfundon më 13 mars 2020. Zgjedhjet mbahen dy ditë më vonë (15 mars).

Këto zgjedhje të jashtëzakonshme mbahen pas emërimit të ish-kryetarit Agim Veliu në postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Këto zgjedhje do t’i kushtojnë shtetit rreth 500 mijë euro./Llapi.info