Instituti për studime të avancuara, GAP, ka publikuar premtimet që i kanë bërë kryetarët e Komunave të Kosovës gjatë fushatës së fundit në zgjedhjet lokale, shkruan Llapi.info.

Në këto publikime, GAP ka thënë se kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, gjatë fushatës zgjedhore, pati bërë gjithsej 61 premtime elektorale.

Prej tyre, deri më tani, gjithmonë sipas GAP-it, Bulliqi ka realizuar vetëm 8, kurse 5 të tjera janë gjysmë të përfunduara, 18 kanë filluar – e 30 nuk kanë nisur akoma.

Më poshtë premtimet që janë realizuar:

  1. Punë praktike për nxënësit e shkollave profesionale.
  2. Shujta për nxënësit nga klasa e I-rë deri në klasën e V-të.
  3. Rritja e buxhetit për bursa në 100 mijë euro
  4. Rritje të klasave për fëmijët parashkollor.
  5. Bashkëpunim me donator dhe organizata ndërkombëtare në mbështetje të sektorit të bujqësisë.
  6. Subvencionimi i aktiviteteve kulturore.
  7. Zhvillimi i shërbimit paliativ shëndetësor (të gjithë pacientët që nuk kanë mundësi të lëvizin për shkak të problemeve shëndetësore, shërbimi mjekësor primar do ju ofrohet në shtëpi).
  8. Subvencionimi i klubeve sportive.

Nga të gjitha këto, Bulliqi më së shumti është fokusuar në fushën e arsimit, duke bërë gjithsej 14 premtime, pasur me Shëndetësi dhe Shërbime Publike.

Në shëndetësi, i pari Podujevës ka bërë gjithsej 7 premtime, Shërbime Publike (9), Sociale (1), Sport (4), Kulturë (7), Infrastrukturë (5), Ekonomi (6), Bujqësi (5) dhe Administratë (3)./Llapi.info