Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur mashtrues Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas deklarimit se me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Shtetit, tani ka edhe bazë ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve të Kosovës në operacione ndërkombëtare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, Musliu ka thënë se që nga viti 2013 ka bazë ligjore me të cilën janë rregulluar procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së trupave të FSK-së në operacione ndërkombëtare.
“Sot është bërë vetem plotësim ndryshimi në terminologji p.sh. aty ku ka qenë Ministria e FSK-së tash është bërë Ministria e Mbrojtjes”, ka shkruar mes tjerash deputetja e PDK-së.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
MINISTRI “NORVEGJEZ” I KOSOVËS ËSHTË MËSU ME MASHTRUA
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, paska thënë se me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Shtetit, tani ka edhe bazë ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare.
JO tash Minister por qe nga viti 2013 ka bazë ligjore me te cilin janë rregulluar procedurat e dergimit dhe terheqjes se ushtareve tanë në operacione ndërkombëtare.
Sot është bërë vetem plotësim ndryshimi në terminologji p.sh. aty ku ka qenë Ministria e FSK-së tash është bërë Ministria e Mbrojtjes.