Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga organet shtetërore që menjëherë të dalin në terren për t’i evidentuar dëmet që shkaktoi stuhia në Podujevë, raporton Llapi.info.

Ajo ka thënë se Lupci, Lluzhani, Bellopoja, Lluga dhe Majaci janë fshatrat që janë përballuar me dëme të mëdha, si pasojë e breshrit të vrullshëm.

“Breshri dhe stuhia e madhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në fshatra të shumta të Podujevës. Ministria e Bujqësisë duhet t’iu dalë sa më parë në ndihmë bujqve llapjanë. Ministria duhet t’ia kthej moralin bujqve. Kërkoj urgjentisht që Ministria t’i identifikojë dhe t’i sanojë këto dëme bujqve në Kosovë – e në veçanti në Podujevë”, ka thënë Musliu.

Stuhia e mbrëmshme në Podujevë ka shkaktuar dëme të mëdha në kultura të ndryshme bujqësore./Llapi.info