Lokale - eSIMy

sh-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka thënë se sapo ka lexuar një shkrim që Shaban Syla paska dyshime që djemtë e tij [Gani Gecit] gjoja kanë sulmuar familjen e Shaban Sylës.

Sipas tij, njerëzit e Azem Sylës sa herë kanë probleme me drejtësinë fërkohen rreth familjes Geci.

“Ftoj organet e rendit hetuesisë dhe drejtësisë që të hetojë djemtë e mi, vëllezërit e mi, nipat e mi e të gjithë njerëzit e mi të njohur e të pa njohur rreth dyshimeve të Shaban Sylës”.

“Ndërsa jo vetëm Shaban Sylës, por kujtdo që ka dyshime çfarëdo qofshin ato unë dhe familja ime jemi të gatshëm t’i përgjigjemi për cilindo dyshim”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Të dashur qytetarë,sapo lexova një shkrim në gazetat online që Shaban Syla paska dyshime që djemt e mi gjoja kanë…

Gepostet von Gani Geci am Sonntag, 23. August 2020