Lokale - eSIMy

Pas shfaqjes së rasteve të para me coronavirus në Komunën e Skenderajt, Shtabi Emergjent i kryesuar nga Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, në takimin e mbajtur sot ka marrë vendim që të futet në karantinë një pjesë e lagjes “Thaçi”.

Bëhet fjalë për anën e majtë të vendbanimit gjatë rrugës Skenderaj- Klinë, fshati Burojë, rruga “Mulla Ilaz Broja” dhe rruga “Man Hajdini”.

“Po ashtu me vendim të shtabit emergjent mbyllen dy marketet dhe pompa e derivateve të naftës në Burojë, Rr. “Mulla Ilaz Broja”, deri në një vendim tjetër pasi të bëhen testet dhe të dalin rezultatet e punëtorëve dhe pronarëve të këtyre bizneseve”.


“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për familjen e izoluar dhe në bashkëpunim me IKSHP-në janë duke bërë identifikim e personave kontakt të të infektuarve me COVID-19”, thuhet në njoftim.

“Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe një herë bënë apel nga të gjithë qytetarët e komunës sonë që të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen masave mbrojtëse dhe rekomandimeve të IKSHP-së, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të evitojnë daljet pa nevojë nga shtëpitë e tyre”, përfundon njoftimi i Komunës.

Skenderaj, futet në karantinë një pjesë e lagjes Thaçi në Burojë Pas shfaqjes së rasteve të para me infeksionin…

Gepostet von Komuna Skenderaj am Sonntag, 12. April 2020