“Kur isha 18 vjeç unë mund të shkoja në klube si Real Madridi, Juventusi, Manchester Unitedi, Manchester City dhe Liverpooli, por unë zgjodha të rrija me Schalken”, përfundoi ylli i Kosovës.

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj ka bërë të ditur se është kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane, mirëpo ai ka vendosur të qëndroj në Schalke.

21 vjeçari po qëndron te klubi holandez, Roda JC në formë huazimi nga skuadra gjermane e Bundesligës.

Megjithatë, ai ndihet i penduar që refuzoi skuadra si Real Madridi dhe kishte besim te Schalke.

“Pasi që unë kam qenë i huazuar te Sturm Graz për një sezon e gjysmë, kam luajtur mjaft shumë në vitin e kaluar, por këtë sezon unë nuk kam bërë asnjë paraqitje nën trajnerin e ri”, ka thënë fillimisht Avdijaj për mediat holandeze.

“Nuk ishte një çështje sportive, nuk kishte asnjë fërkim midis trajnerit dhe meje”.

“Pas këtij sezoni unë jam ende në kontratë me Schalken edhe për një vit tjetër”.

“90 për qind e futbollistëve mund të mendojnë se është e mirë, por unë i përkasë dhjetë për qind të tjerëve”.

“Kur isha 18 vjeç unë mund të shkoja në klube si Real Madridi, Juventusi, Manchester Unitedi, Manchester City dhe Liverpooli, por unë zgjodha të rrija me Schalken”, përfundoi ylli i Kosovës.