Mesfushori Aster Vranckx nuk do të harrojë kurrë ndeshjen e skuadrës së tij Mechelen, kundër Oostendes, të zhvilluar të shtunën në Belgjikë.
17-vjeçari bëri një huqje të madhe para golit të zbrazët, duke u bërë hit në rrjetet sociale, me rastin që po cilësohet si “huqja e vitit”.
Reprezentuesi i të rinjve të Belgjikës ishte i vetëm para golit në një distancë tejet të vogël, por në momentin vendimtar nuk arriti të bënte “as punën më të lehtë në botë”. Topi shkoi në mes të këmbëve të tij dhe lojtari u rrëzua duke qëlluar shtyllën.
Një mbrojtës rival ia mori topin dhe Vranckx mbeti i shtangur.
Huqja e tij u bë edhe më e rëndë pasi në minutën e 95-të kundërshtarët realizuan gol për të fituar ndeshjen 1:0.