Komuna e Podujevës ka funksionalizuar qendrën e thirrjeve në Komunën e Podujevës për çdo ankesë dhe problem të qytetarëve, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të Komunës, ky është sistem i avancuar teknologjik, i realizuar nga Drejtoria e Administratës.
“Çdo problem apo ankesë e çfarëdo lloji në Komunën e Podujevës, nga sot, ka një adresë të vetme. Mjafton të thirrni në numrat: 0800 19 110 apo të shkruani në +383 466 19 110 me Viber ose Ëhats App, dhe nga aty, operatori do ta adresojë çështjen e ngritur nga Ju, te zyrtari përgjegjës. Ky sistem i avancuar teknologjik, i realizuar nga Drejtoria e Administratës, mundëson komunikim të pandërprerë me qytetarë për ta adresuar problemin në vend të duhur dhe në kohë sa më të shpejtë. Të gjitha thirrjet janë pa pagesë. Orari i punës, prej orës 8:00 deri në orën 20:00”, thuhet në njoftim./Llapi.info






