Është funksionalizuar sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, aparatura për spirometri, raporton Llapi.info.

Përurimi i tij është bërë nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu.

“Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, sot është funksionalizuar aparatura e re për spirometri. Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu, bëri përurimin e kësaj pajisjeje, përmes së cilës bëhet diagnostifikimi  sëmundjeve kronike të mushkërive. Kryetari Bulliqi tha se prioritet i ekzekutivit komunal gjatë udhëheqjes së tij do të mbetet angazhimi në krijimin e kushteve më të mira në shëndetësi për gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës.  Aparatura e re është e vendosur në shërbimin pulmologjik në katin e tretë të objektit të ri të QKMF-së”, ka njoftuar Komuna./Llapi.info