Shoqata e autobusëve të linjës Podujevë – Prishtinë, kanë bërë ftesë të hapur për llapjanët që të bashkohen në protestë para Komunës së Prishtinës.
Nisja për në protestë do të bëhet në ora 08:00.
Arsyeja e protestë është lejimi i autobusëve të linjës së Podujevës që nisjen ta bëjmë nga Xhamia e Llapit.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Ju njoftojmë se nesër, në ora 08:00, bëhet nisja për në Prishtinë nga Podujeva.
Ftojmë të gjithë udhëtarët e Llapit që të na bashkangjiten në protestën para Komunës së Prishtinës,
për shkak të rikthimit të Xhamisë së Llapit.
👉 Transporti për të gjithë udhëtarët është falas (gratis).






