Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i janë shtuar edhe dy efektivë specialistë, raporton Llapi.info.
Bujar Neziri dhe Jeton Shabani, të dy nga Podujeva, kanë përfunduar me sukses trajnimin me forcat speciale të Ushtrisë së Turqisë.
Pas këtij suksesi, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në Facebook ka thënë se forcave të Kosovës, çdo ditë po i shtohen kuadro të specializuara.
“Edhe një sukses i radhës. Forcave tona çdo ditë po ju shtohen kuadrot e specializuara. Këtë radhë efektivave të FSK-së iu shtuan edhe dy specialistë të Mbrojtjes së Afërt që ndoqën trajnimin në Forcat Speciale të Ushtrisë Turke. Mirënjohje e lartë për mbështetjen nga ushtria turke për zhvillimin e kapaciteteve tona! Shumë urime nënoficerëve Jeton Shabani e Bujar Neziri! Suksese në detyrat sfiduese e karrierë në të ardhmen”, ka shkruar Mehaj në Facebook./Llapi.info






