Është gjetur trupi i 32-vjeçarit i cili dje ishte raportuar i zhdukur, ndërsa vetura dhe telefoni i tij ishin gjetur fillimisht afër pendës së Livoçit.
Policia ka konfirmuar për “Zërin” se trupi i tij është gjetur pas kërkimeve intensive nga ekipet e Foscës së Sigurisë
“Sot, me datë 28.11.2025 rreth orës 12:45, gjatë vazhdimit të kërkimeve intensive, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjejnë në pendën e fshatit Livoç trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur më datën 27.11.2025, vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësorë”, ka konfirmuar për “Zërin”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Ai shtoi se mevendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.






