Transportuan qindra njerëz nga aeroporti e pikat kufitare për në karantinë.

E tre muaj pas angazhimit që bënë në kohë pandemie, 26 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës u prekën me virusin korona.

Por gjendja e tyre shëndetësore është e mirë , derisa janë testuar edhe pjesëtarë tjerë të ushtrisë.

Megjithatë Qendra Mjekësore e FSK-së është e mobilizuar me të gjitha kapacitetet e nevojshme , për çdo ushtar që mund të ketë nevojë për tu trajtuar këtu.

I pari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se pavarësisht situatës me Covid-19 institucioni do të vazhdojë me planet, objektivat dhe punët e tyre të përditshme.

Ndryshe në kazermë është ngritur edhe tenda, ku secili ushtar që hyn bën ekzaminimet e para këtu, për shkak të sigurisë dhe mospërhapjes së virusit.