Një mjet shërthyes është eliminuar nga ekipet e FSK-së dhe KFOR-it në fshatin Dumnicë të Podujevës, njofton Llapi.info

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur rastin e kishte raportuar në polici një banor i cili kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Sipas PK-së, njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i KFOR-it ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar. Nuk raportohet për ndonjë incident./Llap.info