Thuajse në çdo fshat të Podujevës pas shkrirjes së borës dhe reshjeve të shiut, është raportuar për vërshime, shkruan Llapi.info

E i pari i komunës së Podujevës, Agim Veliu ka vizituar liqenin e Batllavës për të shikuar nivelin e ujit që ka arritur pas reshjeve të fundit.

Këtë e ka bërë të ditur vet Veliu në rrjetin social ku ka publikuar disa foto pranë këtij liqeni duke shtuar se ka vizituar disa fshatra.

“Gjatë ditës kam vizituar disa fshatra të Podujevës, ku është rritur dukshëm niveli i ujit i cili ka dalë nga shtretërit e lumenjve, si pasojë e shkrirjes së shpejtë të borës dhe reshjeve të shiut.Për pasojë edhe niveli i Liqenit të Batllavës është në kuotën maksimale dhe ka derdhje të madhe të sasisë së ujit, gjë që mund ta vështirësojë edhe më shumë situatën në atë zonë.Ekipi komunal i emergjencave dhe kompania e kontraktuar, që nga mëngjesi janë në teren për të bërë atë që është e mundur në evitimin e dëmeve që shkaktohen në raste të tilla.U bëj thirrje qytetarëve nga zonat e prekura nga vërshimet të bashkëpunojnë me ekipet komunale dhe të kontribuojnë që bashkarisht ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dëme” ka shkruar sipër fotove Veliu./Llapi.info

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu