Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.
Njoftimi i KEDS-it, pa ndërhyrje:
TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Ballovci (kodi: 14000008) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfeqel, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Rakinica dhe Turuqicë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçueseve.
NS 220/35/10kV Podujeve do të ndërprehet: Stabiliminti 10 kV tek Sigurimi Social nga dalja 10[kV] Sillosi nga ora 09:00 deri 16:00.
Pa tension do të mbesin:
- TS 10/0.4[kV] Letanc 3 – e re (kodi: 14000006036)
- TS 10/0.4[kV] Letanc 1 te shkolla (kodi: 14000006034)
- TS 10/0.4[kV] Letanc 2 privat (kodi: 14000006035)
- TS 10/0.4[kV] Letanc Çeshmja ZPRR 2016 (kodi: 14000006267)
Vendet: rr.Hyzri Talla (një pjesë) dhe Letanci.
Arsyeja: Projekte investive, demontimi dhe montimi i shtyllave në largpërçues./Llapi.info