Fshati Tenezhdoll i Komunës së Prishtinës është ‘vërshuar’ nga mbetjet e kafshëve, shkruan Llapi.info
E për këtë banorët po ankohen për kundërmim të erës nga këto mbetje të cilat po hidhen nga mishtoret e kësaj Komune.
Ata thonë se tani edhe kur ka filluar të ngritën temperaturat era vazhdon të jetë edhe më e rëndë.
Përveç kundërmimit, banorët e kësaj ane po rrezikohen edhe nga qentë endacakë që sillen vërdallë kësaj ‘deponie’.
Banorët e kësaj kanë thënë se edhe kanë bërë lajmërime për këtë edhe në Komunë, por deri më tani nuk është ndërmarrë ndonjë gjë.
Këto janë pamjet nga ky fshat:






