Lokale - eSIMy

Reshjet e mëdha të shiut gjatë ditëve të fundit kanë sjellë dëme dhe probleme tjera në Kosovë, raporton Llapi.info.

Në shumë qytete e fshatra të vendit janë shkaktuar vërshime e përmbytje.

Në fshatin Bajçinë të Podujevës, përveç ujit, edhe shishet kanë “pushtuar” lumin.

Në pamjet që kanë dërguar lexuesit e Llapi.info, shihet bërlloku që është grumbullur në pendën  e vendosur në këtë anë.

Ndërkohë, si pasojë e reshjeve janë vërshuar shumë pjesë të këtij fshati./Llapi.info