Lokale - eSIMy

Franca ka nisur një hetim mbarëkombëtar në incidentet e foshnjave që lindin pa gjymtyrë apo të deformuara.

Ky vendim erdhi pasi u zbuluan shkallët anormale të deformimeve në disa rajone të vendit, tha një zyrtar i lartë i shëndetit publik, njofton Klan Kosova.

Francois Bourdillon, kreu i agjencisë së Shëndetit Publik në Francë, tha për radio RTL se hetimi ishte “në zhvillim e sipër” dhe rezultatet do të njiheshin “për rreth tre muaj”.