Profesori dhe analisti politik që jeton dhe vepron në Amerikë, Binak Maxharraj thotë se, Asociacioni kundër kushtetues një etnik serb, siç po kërkohet nga Serbia të formohet, atëherë do të ketë flamurin dhe simbolet serbe, Kuvendin dhe presidentin me instrumente juridike serbe dhe shumë çka tjetër.

Maxharraj thotë se, Asociacioni i tillë pastaj nuk mund të anulohet nga strukturat qëndrore të Kosovës.

“Ky, pra do të ishte hapi për formimin e “një shteti serb brenda shtetit të Kosovës”, apo një “Republikë Srpsa” siç ështe ajo e Dodikut në Bosnje, e cila po kërkon ndarje. Asociacioni një etnik serb i tipit të kuislingut Hashim Thaçi dhe renegatit Isa Mustafa do të ishte fatal për fillimin e ndarjës së veriut nga Kosova, ku Kosova do të mbetej si një trup pa kokë, pa mendje e tru, kurse Serbia do të merrte atë territor me vlerë përrallore pasurish të Kosovës si argjenti e ari dhe minerale tjera me një vlerë prej 600 miliardë euro që Kosovën do ta mbanin gjallë për gjashtë shekujsh”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Profesori pohon se, Asociacionin një etnik serb po e kundërshton fuqishëm edhe qeveria e Kosovës, por edhe populli, këtë po e kundërshtonë fuqishëm edhe diaspora në Evropë dhe në perëndim.

“Në SHBA janë mbi 17 organizata, shoqata shqiptaro-amerikane që fuqishëm e kundërshtojnë Asociacionin një etnik, bile bëjnë trysni të fuqishme ndaj BE dhe SHBA e në veçanti kundër të deleguarit të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ambasadorit në Serbi Christopher Hill që të mos bëjnë trysni për interesa të Serbisë, se gjoja Kosova në dialog duhet të bëjë kompromisë, të bëjë lëshime në raport me Serbinë, sikur kanë harruar këta dy se Serbia me shekuj i ka copëtuar, pushtuar dhe gllabëruar trojet shqiptare”, potencon ai.

Maxharraj thekson se, shkurtë e trup siç po kërkohet nga Serbia formimi i Asociacionit një etnik do të ishte fatal për Kosovën.

“Do të ishte atak në qeniën e vet shtetit, në shkatërrimin e sovranitetit dhe integritetit teritorial të Kosovës. Prandaj, qeveria e Kosovës por edhe qytetarët, populli i Kosovës brenda dhe në diasporë duhet të ngritën në këmbë me protesta të fuqishme që kjo gjë të mos ndodhë, sepse e bën shtetin e Kosovës jofunksional, ia humbë karakterin shumëetnik, kurse nënshkruesit e Asociacionit ne Bruksel, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa duhet të ndiqen penalisht për vepren e tradhtisë kundër shtetit”, përfundon prof. Binak Maxharraj.