Sot rreth orës 18:00 është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Dyshohet se S.S. u privua nga jeta me armë zjarri.

Siç thonë burimet e Indeksonline, trupin e pajetë të viktimës e ka gjetur vajza e tij.

I njëjti ishte gjetur me një plumb në kokë afër një lumi.

Pas këtij rasti, për në Dumnicë janë nisur forca të shumta policore.

Indeksonline ka siguruar pamje: